
TIRANË- Zëri.ai zbardh disa prej skemave të mashtrimit që përdornin të miturit që u vunë në pranga në Tiranë, nën akuzën e mashtrimeve kompjuterike. Duke përdorur foto të vajzave të ndryshme, ata shtireshin si eskorta, dhe merrnin para nga klientë të ndryshëm, të cilët i linin paraprakisht në ambiente banesash, apo nga dritaret e pallateve. Të miturit siguroheshin që klientët e pretenduar të linin paratë në banesat që ata kishin në zotërim, dhe më pas iu bllokonin llogaritë në rrjetet sociale.
Klienti- Mirëmbrëma! Sa e ke takimin për një orë!
Profili që menaxhohej nga të miturit -100
Klienti- A e ke shtëpinë tende apo në hotel?
Profili që menaxhohej nga të miturit- Kam shtëpinë time
………..
-Sa do rrish dhe sa vonohesh?
-Deri nga ora 3
-I bie 200 euro deri në orën 3
…..
“Cin kam për takim tani në Tiranë, çmimi 200 euro”, thuhej në një prej postimeve në story, ose “kush o për takime te apartamenti im”.
“Zemër, pa hyrë ke hyrja e shef një si pompë, si kuti. Leji aty dhe më ço foto”, ishin disa nga udhëzimet që iu bëheshin klientëve. “Ajo është dera e shefes sime, leje aty dhe ngjitu lart në kat të tretë që të dal unë, ma ço me foto që e le pagesën, t’ia konfirmoj menaxheres”, thuhej në një tjetër takim, ku në momentin që klientët e pretenduar linin paratë, atyre iu bëhej bllok nga të rinjtë.

/Zëri.ai