Aktualitet

Censi2023/ Shqiptarët s'rrinë dot pa TV, panelet diellore tendenca e re...por bëjnë edhe pa tharëse rrobash

Duket se shqiptarët kanë shumë pak interes për të pasur një telefon fiks në shtëpi, por edhe një tharëse rrobash. 

k.m.
Censi2023/ Shqiptarët s'rrinë dot pa TV, panelet diellore
Foto ilustruese

TIRANË- Shqiptarët, televizorin e kanë pajisje të pazëvendësueshme në shtëpi. Sipas të dhënave të Censit 2023, 96% kanë televizor, frigoriferë, lavatriçe dhe celularë. 74% e shqiptarëve kanë internet në shtëpitë e tyre, e po ashtu është vënë re edhe një tendencë e re: rritja e personave që kanë blerë panele diellore. Por duket se shqiptarët kanë shumë pak interes për të pasur një telefon fiks në shtëpi, por edhe një tharëse rrobash. 

Censi2023/ Shqiptarët s'rrinë dot pa TV, panelet diellore

3.1.3 Pronësia, pajisjet afatgjata dhe shërbimet

NjEF në Shqipëri zotërojnë më së shumti pajisje afatgjata kryesore si: televizorë, frigoriferë, telefon celular dhe lavatriçe, të paktën nga 96 përqind e NjEF (Figura 3.3). Pjesa më e madhe e NjEF, më shumë se 74 përqind kanë sistem fizik të lidhjes së internetit10. Qasja në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit është rritur ndjeshëm që nga censi i kaluar. Zotërimi i televizorëve (5,6, pikë përqindje), TV dekoder (55,9 pikë përqindje), kompjuter ose laptop(8,3 pikë përqindje) dhe telefon celularë (9,4 pikë përqindje). Lidhja fizike e linjës së internetit ka shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me censin e mëparshëm, me 62,2 pikë përqindje. Ndërsa, zotërimi i telefonit fiks ka rënie të konsiderueshme, nga 28,5 përqind në 8,5 përqind të NjEF. Njëkohësisht rritja e ndjeshme e pajisjeve të tjera afatgjatë në censin 2023 tregon përmirësim të dukshëm të kushteve të jetesës të NjEF në Shqipëri, krahasuar me të dhënat e cens 2011. Veçojmë, kondicionerët (27,5 pikë përqindje), mikrovalë (13,9 pikë përqindje) dhe pjatalarëse (9,3 pikë përqindje). Një tendencë e re, është rritja e ndjeshme e zotërimit të paneleve diellore nga NjEF, ku 11,4 përqind e e tyre zotërojnë panele diellore krahasuar me 2,7 përqind në censin e mëparshëm. Afërsisht gjysma e NjEF në Shqipëri (44,4 përqind) zotërojnë ose përdorin makinë, një rritje e konsiderueshme me 19,6 pikë përqindje krahasuar me censin e vitit 2011./ZËRI

Poll

MOS HUMB