Aktualitet

Cenon sigurinë e burgut të Peqinit, izolohet në '41 bis' Sokol Mjaçaj

Izolimi i tij është bërë për shkak se qëndrimi i tij në qeli me të dënuarit e tjerë cënon sigurinë e burgut të Peqinit.

k.m.
Cenon sigurinë e burgut të Peqinit, izolohet në '41
Sokol Mjacaj

TIRANË- Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë në zonën e Prekalit në Shkodër, është vendosur në regjimin "41 bis". Izolimi i tij është bërë për shkak se qëndrimi i tij në qeli me të dënuarit e tjerë cënon sigurinë e burgut të Peqinit. Megjithatë ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur brenda ambienteve të burgut, ku edhe vuan dënimin i riu. 

Lidhur me zhvendosjen e tij në regjimin e veçantë, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili shkruan: Asnjë tolerancë për të dënuarit që kryejnë aktivitet kriminal brenda burgjeve. 

Sokol Mjacaj u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor të vitit 2015. Sipas Policisë, 20-vjeçari kishte takuar në rrugë dy turistët çekë, Mikael Svatos dhe Ana Kosinova. Ai kishte hipur në makinën e tyre në fshatin Lotaj dhe ka udhëtuar për disa kilometra me ta. Në afërsi të fshatit Prekal, turisti çek Michael Svatosh ka tentuar t’i marrë armën tip kallshnikov dhe në këto momente 20-vjeçari ka qëlluar duke i vrarë të dy të rinjtë.

Sipas tij, për qëllim ka pasur t'u marrë makinën çiftit çek, por ishte larguar vetëm me një nga telefonat e viktimave që e kishte pëlqyer.

Por Sokol Mjacaj nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2010 kur ishte vetëm 15-vjeç ai ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër. Ai së bashku me dy persona të tjerë kishin ndaluar në rrugë një 13-vjeçar për t’i grabitur varësen. Por kur u kundërshtuan nga Agim Leraj, e vranë. Për të fshehur krimin, autorët e hodhen trupin e 13-vjeçarit në lumin Shalë. Gjykata e Apelit e Shkodrës vendos ta dënojë me 5 vite burg për shkak se ai bashkëpunoi me drejtësinë duke treguar të gjithë ngjarjen. Për këtë arsye u dënua me burgim të përjetshëm Besnik Kodra dhe 25 vite, vëllai i tij Edmondi.

Çfarë është regjimi “41-bis”?

Regjimi ’41 bis’ hyri në fuqi në vitin 2019, ku u premtua se do të futeshin 200 të dënuar të rrezikshëm. Të mbyllur në regjim të ashpër vijojnë të jenë: Genci Balla, Arbjon Aliko, Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja. Ky sistem iu ndalon të dënuarve çdo formë komunikimi me botën e jashtme. Edhe takimet e tyre me familjarët do të jenë të monitoruara./ZËRI

Poll

MOS HUMB