Aktualitet

Celibashi rendit problematikat: 21 mijë zarfe nuk janë dorëzuar, për Greqinë kemi marrë masa

I pyetur për denoncimin e Partisë Demokratike që publikoi fotot e fletëve të votimit të hedhura në trotuar, Celibashi tha se janë marrë masat për çdo fakt të paraqitur.

F.m
Celibashi rendit problematikat: 21 mijë zarfe nuk janë dorëzuar,
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se afro 11 mijë emigrantë kanë pasur probleme me adresën dhe se rreth 21 mijë zarfe nuk janë dorëzuar. Në deklaratën për mediat nga zyrat e KQZ-së, Celibashi tha se pavarësisht këtyre detajeve, procesi ka shkuar shumë mirë deri më tani.

“Rreth 21 mijë zarfe nuk janë dorëzuar dhe afro 11 mijë emigrantë kanë pasur probleme me adresën. Nuk mund të vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë, është proces që nuk është realizuar në mënyrë perfekte, por e them pa hezitim është realizuar shumë mirë. Me gjithë respektin për standardin e zgjedhjeve në Gjermani, por atje u raportua humbja e 40 mijë votave apo problemet që patën në Austri ku pati problematika me zarfin pasi ishin të hapur. Sistemi ka funksionuar edhe pse është përgatitur në kohë të shkurtër, nuk e ka bërë askush këtë që kemi bërë ne. Ka shumë aspekte,”- u shpreh kreu i KQZ-së.

I pyetur për denoncimin e Partisë Demokratike që publikoi fotot e fletëve të votimit të hedhura në trotuar, Celibashi tha se janë marrë masat për çdo fakt të paraqitur.

“Unë kam gjithë respektin për të gjitha partitë politike, ajo që ka rëndësi se për faktet që janë paraqitur ne kemi marrë masat. Mua nuk më vjen në mendje se çfarë duhet të bëjmë, nëse një zgjedhës nuk e ka marrë fletën e votimit, duhet ta denoncojë. Ky zgjedhës apo partitë të paraqesin faktin. Tej kësaj, nuk e di si ne si institucion apo strukturat e tjera mund të operojmë. Nuk është se ne kemi një fakt dhe nuk e kemi adresuar. Kini durim të presim deri në orën 19:00 të së Dielës, nuk mund të paragjykojmë procesin,”- tha Celibashi.

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB