Aktualitet

Burg...për "Pjeshkën"/ Zbulohen detaje nga festivali që i kushtoi lirinë banorit të "Big Brother"

Liam u arrestua dje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri pasi rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi".

k.m.
Burg...për "Pjeshkën"/ Zbulohen detaje nga festivali që
Liam Osmani

TIRANË- Më shumë detaje po mësohen lidhur me shkakun e arrestimit të tashmë, ish-banorit të "Big Brother VIP 3", Liam Osmani. Liam u arrestua dje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri pasi rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi". Në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat akuzohet se nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Bëhet fjalë për festivalin "Pjeshka", i cili është zhvilluar në 2019 në zonën e Shëngjinit për disa ditë rresht. Emrin e festivalit e bëri me dije gazetarja dhe moderatorja Dasara Karaiskaj teksa po fliste në mbrojtje të shokut të saj në emisionin "Kafe Shqeto".

Burg...për "Pjeshkën"/ Zbulohen detaje nga festivali që

Burg...për "Pjeshkën"/ Zbulohen detaje nga festivali që

Burg...për "Pjeshkën"/ Zbulohen detaje nga festivali që

"Sebep është bërë një event qëështë bërë në Shqipëri. Liami si DJ ka bërë me një kompani, me një staf të huaj, e kishte emrin "Pjeshka", kishte sjellë DJ të ndryshëm nga vende të ndryshme. Di vetëm se në të gjithë këtë situatë, kishte marketing dhe PR që ishin staf gjerman, jo shqiptar,"-tha gazetarja.

Burg...për "Pjeshkën"/ Zbulohen detaje nga festivali që

Por ende është e paqartë sesi ka ndodhur vepra e mashtrimit. Në faqet zyrtare të festivalit, emri i Liamit si DJ performues është kudo, por i shoqëruar edhe me kolegët të tjerë shqiptarë dhe të huaj. Por është e paqartë sesi ka ndodhur e gjithë skema e mashtrimit që në total kapte vlerën e 6 mijë eurove. Vetë Liami pretendon përmes avokatit të tij se nuk ka pasur dijeni për vendimin që ishte marrë në mungesë të tij. Ndërsa po sot, avokati i tij Dritan Shehaj tha se vendimi është nul pasi Osmani ka nënshtetësi gjermane, pasi ka hequr dorë nga ajo shqiptare që në vitin 2019. Po ashtu, premtoi se deri në fund të javës, klienti i tij do të ishte i lirë. 

Megjithatë sesa do ta mbajë premtimin...kjo mbetet për t'u parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB