Aktualitet

Bulqizë/ 50-vjeçari u aksidentua gjatë punës në galerinë e minerës, nisin hetimet

Një 50-vjeçar është aksidentuar teksa ishte duke punuar në galerinë e minierës në Bulqizë.

k.m.
Bulqizë/ 50-vjeçari u aksidentua gjatë punës në
Foto ilustruese

BULQIZË- Një 50-vjeçar është aksidentuar teksa ishte duke punuar në galerinë e minierës në Bulqizë. Si pasojë e aksidentit do të hetohet në gjendje të lirë administratori i firmës. Fatmirësisht, punonjësi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H.D., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator në një firmë minerare. Procedimi nisi pasi gjatë procesit të punës në galeri është dëmtuar shtetasi L.C., 50 vjeç, punëtor në këtë subjekt, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën,”- njoftoi sot Policia./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB