Aktualitet

Bllokohet sot dhe nesër autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton oraret dhe devijimet e trafikut

Në të dyja ditët, drejtuesit e mjeteve do të orientohen në rrugët alternative, që nga rrethrrotullimi i "Casa Italia", ndërsa në varësi të drejtimit do të përdoret edhe rampa në drejtim të Rinasit, si dhe mbikalimi Kashar-Thumanë.

zh.ll
Bllokohet sot dhe nesër autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton
punimet ne autostraden tirane-durres

TIRANË- Qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës do të bllokohet përkohësisht në dy ditë, gjatë orëve të natës. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se sot do të bllokohet qarkullimi në drejtimin Tiranë-Durrës, duke nisur në orën 23:00 dhe do të zgjasë deri në 05:00. Gjithashtu, me datë 22, në të njëjtën fashë orari, do të bllokohet qarkullimi në drejtimin Durrës-Tiranë. 

Në të dyja ditët, drejtuesit e mjeteve do të orientohen në rrugët alternative, që nga rrethrrotullimi i "Casa Italia", ndërsa në varësi të drejtimit do të përdoret edhe rampa në drejtim të Rinasit, si dhe mbikalimi Kashar-Thumanë.

Njoftimi i ARRSH:

Në kuadër të vijimit të punimeve për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, do të kryhen punime për montimin e trarëve tërthorë në hapësirën e mesit të mbikalimit.

Për realizimin e sigurt të këtyre punimeve, sot në datën datë 21 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në drejtimin Tiranë–Durrës.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet rampës në drejtim të Rinasit dhe më pas do të vijojë në rrugën dytësore nga ku mund të futen sërisht në superstradë nëpërmjet rrugës së Rinasit dhe rampës së saj me drejtim Durrësin.

Për mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, devijimi nevojitet të bëhet që nga rrethrrotullimi i “Casa Italia”, në mënyrë që të shmanget përdorimi dhe dëmtimi i rampës provizore së Rinasit.

Në datën 22 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në drejtimin Durrës–Tiranë.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore në anën e majtë deri pas mbikalimit të Kasharit, ku do të rikthehet në autostradë në drejtim të Tiranës.

Mjetet me destinacion Rinas, Shkodër dhe Kosovë: do të sinjalizohen dhe orientohen që në Mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë për të vijuar në drejtimin përkatës.

Gjatë periudhave të bllokimit, trafiku do të devijohet në rrugët dytësore në të dyja anët e superstradës, në përputhje me sinjalistikën dhe masat e përcaktuara në Planin e Menaxhimit të Trafikut.

ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit.

U rekomandohet drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre dhe të shmangin, sa të jetë e mundur, qarkullimin në këtë segment gjatë intervalit kohor të punimeve.

Poll

MOS HUMB