Aktualitet

"Blic" gjatë natës në Fier! Policia shton kontrollet, "skanon" automjetet e dyshimta dhe personat me precedentë (VIDEO)

Shërbimet e Policisë Kriminale kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe kanë kryer verifikime të personave të dyshuar, me fokus parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe evidentimin e individëve që mund të përbëjnë rrezik.

zh.ll
"Blic" gjatë natës në Fier! Policia shton kontrollet,
blic ne fier

FIER- Kontrolle të befasishme janë zhvilluar gjatë orëve të natës në të gjithë qarkun e Fierit, në kuadër të masave të shtuara të Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Shërbimet e Policisë Kriminale kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe kanë kryer verifikime të personave të dyshuar, me fokus parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe evidentimin e individëve që mund të përbëjnë rrezik.

Burime policore bëjnë me dije se kontrollet janë intensifikuar për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve gjatë sezonit veror, me ardhjen e turistëve dhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Lëvizjeve të tyre po u kushtohet vëmendje e veçantë, pasi mes tyre mund të ketë edhe individë me precedentë kriminalë, të cilët mund të jenë të përfshirë në konflikte të vjetra, raste hakmarrjeje apo larje hesapesh.

Kontrollet pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, veçanërisht në akset rrugore dhe zonat me fluks të lartë lëvizjesh, me qëllim parandalimin në kohë të çdo ngjarjeje kriminale dhe garantimin e sigurisë publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB