Aktualitet

Blendi Shkëmbi u paraqit në SPAK për një makinë? Sot iu sekuestrua 'Top Seven' ku rezulton administrator

Shkëmbi ishte paraqitur më herët në SPAK në dhjetor 2025, ndërsa sot emri i tij lidhet sërish me zhvillime hetimore, në kuadër të një aksioni ku Prokuroria e Posaçme ka kryer sekuestrime dhe ka lëshuar urdhër-arreste.

zh.ll
Blendi Shkëmbi u paraqit në SPAK për një makinë? Sot iu
foto ilustrim: blendi shkembi-top seven

TIRANË- Ish-futbollisti Bledi Shkëmbi është përfshirë sërish në zhvillimet që lidhen me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pasi i është sekuestruar biznesi i makinave me qira “Top Seven”, ku ai rezulton administrator.

Shkëmbi ishte paraqitur më herët në SPAK në dhjetor 2025, ndërsa sot emri i tij lidhet sërish me zhvillime hetimore, në kuadër të një aksioni ku Prokuroria e Posaçme ka kryer sekuestrime dhe ka lëshuar urdhër-arreste.

Gjatë paraqitjes së tij në dhjetor, teksa doli nga ambientet e SPAK, vetë Shkëmbi deklaroi për mediat se bëhej fjalë për bllokimin e një automjeti, ndërsa sot i është sekuestruar i gjithë biznesi.

Pas karrierës si futbollist, ai ka vijuar si trajner, aktualisht në klubin Struga në Maqedoninë e Veriut, si dhe është angazhuar në biznes. Prej vitesh, Shkëmbi mban funksionin e administratorit të shoqërisë “Top Seven”.

Edhe pse Shkëmbi asokohe nuk zbuloi detaje rreth paraqitjes së tij, dyshimet janë ngritur lidhur me projektin për ndërtimin e një kullë në mes të Tiranës. 

Nga ana tjetër, pronare e kompanisë rezulton Erinda Lutaj, sipas regjistrave zyrtarë të biznesit.

Blendi Shkëmbi u paraqit në SPAK për një makinë? Sot iu
top seven

Emri i Lutajt është përmendur më herët në lidhje me projekte ndërtimi në Tiranë, përfshirë një leje për ndërtimin e një kulle në zonën e Laprakës, ndërsa kompania “Top Seven Construction SHPK” ka qenë pjesë e procedurave për projektin “Top Seven Toëer”./ZËRI

Poll

MOS HUMB