Aktualitet

BKT pjesë e mashtrimeve të mikrokredive, llogaritë e bllokuara u liruan pas 3 vitesh, si po mbulohet afera (DOSJA)

Në një dokument të publikuar në ZËRI pak ditë më parë, zbulohej se “kokat” e skemës ishin bërë investitorë me 10 milionë euro në Bankën Kombëtare Tregare.

k.m.
BKT pjesë e mashtrimeve të mikrokredive, llogaritë e bllokuara u
Foto ilustruese

TIRANË- Me çdo ditë që kalon më shumë detaje zbardhen nga dosja e Prokurorisë së Tiranës lidhur me çështjen e kredive të këqija. “Prapaskena” ka zbuluar një tjetër detaj nga dosja që tashmë i është dorëzuar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një dokument të publikuar në ZËRI pak ditë më parë, zbulohej se “kokat” e skemës ishin bërë investitorë me 10 milionë euro në Bankën Kombëtare Tregare.

Por duket se përfshirja e bankës nuk është vetëm kaq. Sipas disa mesazheve që ka siguruar “Prapaskena”, BKT bllokoi llogaritë e mijëra klientëve në mënyrë që të “shlyenin borxhin” e MCA.

Po sipas të njëjtit burim thuhet se u dha urdhër që të gjitha degët e BKT-së në Shqipëri të bllokonin rrogat mujore të 100 000 shqiptarëve.

BKT pjesë e mashtrimeve të mikrokredive, llogaritë e bllokuara u
MESAZHI QË U DËRGUA NË TELEFON

Por më 26 gusht të vitit që lamë pas Prokuroria e Tiranës i dërgoi një shkresë bankave të nivelit të dytë me titullin “Dërgojmë informacion për heqjen e sekuestros së llogarive bankare”. 

BKT pjesë e mashtrimeve të mikrokredive, llogaritë e bllokuara u
Dokumenti

Me anë të kësaj shkrese, Prokuroria i kujtoi BKT-së se llogaritë nuk duhet të mbahen të bllokuara për më shumë se 10 ditë, nëse përmbaruesi nuk komunikonte me bankën për të sqaruar çfarë do të bëhet me llogarinë e sekuestruar prej tij. Një nga këto llogari te bllokuara ishte dhe ajo e Pal Trashajt dhe familjarëve të tij. Gjë që e shtyj drejt aktit të rëndë të vetëvrasjes me fotoksinë në dyert e SPAK.

Pas sinjalit të fundit të Prokurorisë, në shtator, në telefonin e Palit u dërgua mesazhi mashtrues nga BKT: Llogaria jote u zhbllokua nga PËRMBARIMI.

BKT pjesë e mashtrimeve të mikrokredive, llogaritë e bllokuara u
MESAZHI QË U DËRGUA NË TELEFON

Por ishte tepër vonë, Trashaj kishte disa muaj që kishte ndërruar jetë. Edhe pse ka pjesë të dosjes së kredive të këqija që janë publikuar në media, ende BKT nuk ka bërë asnjë sqarim zytar. As për klientët e saj…/ZËRI

Poll

MOS HUMB