
GREQI- Policia greke ka sekuestruar sot rreth 54 kg marijuanë në Selanik. Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë, Oltion Ranxha banues në Selanik dhe Fatmir Alizoti banues në Elbasan.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, dy shqiptarët u ndaluan nga policia në një parkim kamionësh në Dhiavata, ku brenda mjetit me targa shqiptare AB 734JT, ku u gjetën disa bidonë plastikë me lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia sqaron se lënda narkotike kishte hyrë nga Shqipëria dhe kishte destinacion zonën e narkotikëve të Selanikut. Në cilësinë e provës materiale u gjetën 2350 euro, 259 gramë kokainë, 3 peshore elektronike si dhe u sekuestruan një kamion, një autoveturë dhe një motoçikletë që përdoreshin për trafikimin e lëndës narkotike.
Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie ndërsa hetimet do të vazhdohen nga departamenti i antidrogës së Selanikut me qëllim zbardhjen e plotë së skemës së trafikimit të kësaj organizate./ZËRI