
SHBA-Para largimit nga Shtëpia e Bardhë, para se pushtin t’ja dorëzojë Donald Trumpit më 20 janar Presidenti Amerikan Joe Biden ka falur falur ose ka ulur dënimet për rreth 1500 persona. Mediat vendase raportojnë se mes të dënuarëve që fitojnë lirinë ka trafikantë droge dhe drejtues të karteleve kriminale.
Në listën e të falurve të presidentit amerikan është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Françesk Shkambin, i dënuar në korrik të vitit 2014 me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Shkambi ishte përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, marijuanës dhe pilulave ekstazi. Ai gjithashtu negocioi trafikimin e kokainës nga Meksika në Evropë. Shkambin u shpall përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë, afërsisht 122 paund marijuanë dhe 4000 pilula ekstazi. Më 16 korrik 2014, Gjykata e dënoi Shkambin me 324 muaj heqje lirie, që rrjedhin nga ndalimi i tij në Shqipëri për akuza të ngjashme./ZËRI