Aktualitet

Bëri mbi 1 mln euro transaksione të paligjshme, arrestohet turku në Tiranë

Ferhat Karakus kishte hapur një biznes fruta-perimesh në Shqipëri, por në fakt e përdorte për të kryer transaksione të paligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro. 

k.m.
Bëri mbi 1 mln euro transaksione të paligjshme, arrestohet turku
Ferhat Karakus

TIRANË- Një turk është vendosur në pranga në Tiranë, për shkak se akuzohet për mashtrim kompjuterik. Ferhat Karakus kishte hapur një biznes fruta-perimesh në Shqipëri, por në fakt e përdorte për të kryer transaksione të paligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro. Policia ra në gjurmët e tij pasi kompania “MasterCard”, vuri re se një shqiptar po kryente transaksione bankare me vlera të mëdha, me më shumë se 50 mijë euro.

Karta e hapur për biznesin ishte e hapur në Belgjikë dhe gjithsej kishte kryer transaksionin e mbi 1 milionë eurove. Këto detaje tërhoqën vëmendjen e Policisë, që nisën hetimet. Karta "MasterCard" i përkiste një shqiptari. Pasi e kishte marrë, turku kishte nisur që të bënte blerje në biznesin e tij, mesa duket për të mos tërhequr vëmendjen. Më pas, nisi që të transferonte para. Personi që ka hapur kartën, është marrë në pyetje dhe pretendon se nuk ka asnjë dijeni lidhur me ngjarjen, madje shton se nuk ka qenë as në Shqipëri kur janë kaluar paratë. 

Pavarësisht se shqiptari ka mohuar të ketë dijeni për transaksionet, Policia po e heton edhe atë nëse ka apo jo lidhje me turkun e arrestuar. Po ashtu, po punohet për identifikimin e të tjerëve jashtë territorit shqiptar që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e krimeve kibernetike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Transaksioni”. Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike e DPPSh-së, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Arrestohet shtetasi turk F. K., 41 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro. Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri. Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”. Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB