Aktualitet

Bardhi: Tonin Vocaj ka komunikime me bandat, po hetohet në SPAK

Sipas Bardhit ka dhe një dosje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku Vocaj ka komunikimi me persona të inkriminuar.

E.K
Bardhi: Tonin Vocaj ka komunikime me bandat, po hetohet në SPAK
Gazment Bardhi dhe Tonin Vocaj

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar këtë të enjte kryepolicin e Tiranës Tonin Vocaj si të lidhur me bandat e krimit të organizuar. Sipas Bardhit ka dhe një dosje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku Vocaj ka komunikimi me persona të inkriminuar. Deklaratën Bardhi e bëri në “Syri Tv”.

Gazment Bardhi: Tonin Vocaj, nuk është vetëm ushtar i Taulant Ballës, është ushtar i mirëfilltë i krimit të organizuar. Ka hetime të SPAK ku përmendet zotëria në fjalë. E meqë ishim të SPAK i bëj thirrje të mos veprojë me hapin e ngadaltë që vepron sa herë preken interesa të caktuara, por ta hetojë atë dosje ku ky individ me uniformë policie, ka komunikime me banda të krimit të organizuar dhe në vend që të vijë në parlament të shkojë në SPAK të japë llogari. Kjo deklaratë e Bardhit vjen pas shtimit të forcave të Policisë këtë të enjte në Parlament ndërkohë që brenda zhvillohej seanca plenare. Për të monitoruar situatën në ambientet e Kuvendit erdhi vetë Tonin Vopcaj, i cili komunikoi me policët./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB