Aktualitet

Banorët në Mat gjejnë disa predha luftarake të paplasura

Predhat janë gjetur në një vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës të cilët kanë qenë në mal.

F.I
Banorët në Mat gjejnë disa predha luftarake të paplasura
pamje nga ngjarja

MAT-Banorët në fshatin Komsi të Bashkisë së Matit kanë gjetur ditën e sotme disa predha luftarake të paplasura në vendin e quajtur Fusha e Shkrirjes. Zona njihet si vend ku aty dikur bëhej demontimi i municioneve luftarake që ndodheshin në repartin ushtarak i cili ndodhet në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut”.

Predhat janë gjetur në një vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës të cilët kanë qenë në mal. Prania e municioneve është rrezik për banorët e zonës të cilët e aksesojnë malin me bagëti apo për të mbledhur bimë medicinale./ZËRI

Poll

MOS HUMB