Aktualitet

Banorët e Thumanës sërish në protestë, përplasen me forcat e Policisë

I.F
Banorët e Thumanës sërish në protestë, përplasen
Banorët e Thumanës në protestë

THUMANË- Banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës kanë dalë sërish sot në protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët si në çdo protestë kanë bllokuar autostradën, ndërsa janë përplasur me forcat e policisë. Ata kërkojnë hyrje dhe dalje nga autostrada e re, pasi rruga e vjetër është kthyer në një aks të “vdekur” dhe u ka ndërprerë lidhjet e transportit.

Banorët kanë thënë vazhdimisht se ndërtimi i autostradës ka bllokuar aksesin e tyre në rrugën e re dhe ka çuar drejt falimentimit të bizneseve të tyre.

Gjithashtu, ata protestuan dje në mënyrë paqëore para bashkisë së Tiranës që të merren masa të menjëhershme për të krijuar aksesin e nevojshëm. Në kërkesën e tyre ata theklsojnë se bllokimi i autostradës është duke prekur rëndë jetën e përditshme të banorëve të zonës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB