Aktualitet

Banorët e fshatit Gurras në protestë, kundërshtojnë projektin e ndërtimit të rrugës që lidh Tushemishtin me Doganën e Tushemishtit

Banorët kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi, kërkesë për të cilën ju janë drejtuar edhe institucioneve por nuk kanë gjetur zgjidhje.

E.K
Banorët e fshatit Gurras në protestë, kundërshtojnë
Pamje nga protesta

GURRAS- Banorët e fshatit Gurras janë ngritur këtë të premte në protestë. Raportohet se ata kundërshtojnë projektin e ndërtimit të rrugës që lidh Tushemishtin me Doganën e Tushemishtit. Ata shprehen se për shkak të ndërtimit të rrugës ata nuk do të mund të shkojnë në tokat e tyre bujqësore.

Banorët kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi, kërkesë për të cilën ju janë drejtuar edhe institucioneve por nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Do vazhdojmë protestën deri sa të kemi zgjidhje. Banorët i janë drejtuar me peticion institucioneve. Përgjigjja e tyre ka qenë se nuk kemi fonde për të përballuar këtë nënkalim”, shprehen banorët./ZËRI

Poll

MOS HUMB