
TIRANË- "DailyMail" ka zbuluar në rrjet një tjetër grup shqiptar që merret me trafikimin e qytetarëve në Britaninë e Madhe. Sipas medias britanike, bandat shqiptare të kontrabandës po joshin emigrantët me postime në rrjetet sociale duke u premtuar udhëtime të sigurta me vetëm...500 paund. Duke parë sesa virale po bëheshin postime, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e njohur si 'FBI e Britanisë', ka nisur një sulm kundër këtyre reklamave duke hequr mbi 12 mijë të tilla. Aksioni është ndërmarrë pas pas një partneriteti që NCA nënshtroi me platformat Meta, X, TikTok dhe YouTube.

Në postime, ka foto të hartës dhe shënime në shqip që thonë: Ne i çojmë njerëzit në Angli me skaf. Është punë e mbaruar brenda 45 minutave. Kalimi është 100% i garantuar (i sigurt). Mos e humbisni këtë mundësi. Së shpejti do të jemi gati të nisemi. Na shkruani në privat.

Një postim tjetër ofron edhe para për rekomandimet që bëhen: Udhëtime 100% të garantuara (të sigurta) me ne. Na rekomandoni tek një mik dhe fitoni 500 €.
Aksioni vjen pasi sekretarja e Brendshme Yvette Cooper paralajmëroi se nivelet e larta të udhëtimeve me varka të vogla nëpër Kanal ka të ngjarë të vazhdojnë gjatë verës, pasi shifrat e Home Office treguan se gati 1,500 emigrantë kaluan brenda një jave. Ajo ka përcaktuar planet e qeverisë së re laburiste për të luftuar bandat e kontrabandës me njerëz duke krijuar një Njësi Komandimi Kufitare dhe duke punuar më ngushtë me vendet evropiane. Një rishikim i sistemit të azilit përfshin fundin e përdorimit të anijes-hotel "Bibby Stockholm", e cila përdorej për strehimin e emigrantëve dhe heqjen e skemës së bllokuar të qeverisë së mëparshme për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë./ZËRI