
TIRANË- Prej parave të xhepit me vlerë 1000 euro dhe lidhjeve me armiqtë e Aldo Bares, Haxhia do t'i hynte pazareve për 50 mijë euro. Enriko Xhahysa dhe Laert Haxhia kishin të përbashkët hakmarrjen. Xhahysa kishte humbur babanë në një atentat të ndodhur gjatë vitit 2021. Ai kërkoi të hakmerret duke organizuar vrasjen e vëllait të ekzekutorit, Albi Bashaliu.
“Pritëm sa Albi parkoi makinën e tij dhe në momentin që ai doli i kam gjuajtur 6 herë, sepse aq fishek kisha. Lulit nuk po i ndizte makina që të iknim dhe i thashë që ta digjte, pasi kishim me vete dy bidona me benzinë. Më pas unë shkova tek Albi që ishte i shtrirë dhe i mora çelësat e makinës nga dora”, rrëfeu i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.
Për këtë punë shuma për të cilën ranë dakort ishte 50 mijë euro. Pagesën që morën për vrasjen e kryer e ndanë nga 20 mijë euro dy ekzekutorët, Lulzim Spahiu dhe Artan Tafani, dhe 10 mijë euro i mori Laert Haxhiu. Në pazarin e vrasjeve del në skenë edhe i ati i Laert Haxhiut, i cili ka deklaruar se nuk ka patur kontakte me djalin e shpallur në kërkim prej vitesh. Tafani ka deklaruar se në një prej vrasjeve lekët ia ka dhënë i ati i Laertit.
Vrasja e Albi (Dijonist) Bashaliut ndodhi më datë 27 dhjetor 2021, në fshatin Gjocaj, Peqin. Bashaliu kishte dalë në lagje për të konsumuar mëngjesin dhe më pas është thirrur nga një person për të dalë jashtë dhe aty është qëlluar disa herë me pistoletë duke humbur jetën. Dyshimet ishin se autorët ishin 2 të cilët pasi kanë vrarë 32-vjeçarin i kanë vënë flakën automjetit të tyre, që ndodhej i parkuar pranë lokalit. Më pas janë larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës. Autorët kanë qenë me maskë e kapele. /Zëri.ai