Aktualitet

Autostrada Thumanë-Kashar/ Banorët në protestë: Firma ka shkatërruar rrugët 300 vjeçare

Sipas tyre firma përpos të gjitha rrugëve të fshatit që ka shkatërruar dhe ndotjes, sot ka bllokuar dy rrugët kryesore, një prej të cilave është aks kombëtar.

f.t
Autostrada Thumanë-Kashar/ Banorët në protestë: Firma ka
PROTESTA

KRUJË-Banorët e fshatrave Bilaj dhe Murqinë kanë protestuar sërish mëngjesin e sotëm në lidhje me punimet që po bëhen për autostradën e re Thumanë-Kashar. Banorët shprehen se ata nuk janë kundër ndërtimit të rrugës dhe zhvillimit e as nuk i janë bërë pengesë por firma e cila po zhvillon punimet ka devijuar projektin e për pasojë janë bllokuar rrugët 300 vjeçare të këtyre fshatrave me mijëra banorë.

Sipas tyre firma përpos të gjitha rrugëve të fshatit që ka shkatërruar dhe ndotjes, sot ka bllokuar dy rrugët kryesore, një prej të cilave është aks kombëtar. Banorët shprehen se firma ka devijuar projektin sipas dëshirës duke bllokuar rrugët 300 vjeçare të këtyre fshatrave prej rreth 2500 banorësh.

Bllokimi i këtyre akseve nuk lejon nënkalime apo mbikalime për fshatin e fshatarët të cilët nesër do të jenë të detyruar të përshkojnë kilometra të tëra për të shkuar te tokat, pasi autostrada e ndan fshatin në dy pjesë, madje nxënësve të fshatit Murqinë të cilët shkollën e bëjnë në Bilaj do i shtohet kosto e biletës pasi kilometrat që do i shtohen do të jenë shumë.

Banorët kërkojnë që të ndërtohen nënkalime dhe mbikalime në mënyrë që jetesa e tyre të vijoi normalisht dhe firma e cila ka shkatërruar rrugët ti rindërtojnë dhe ti kthejnë ashtu si ishin./ZËRI

Poll

MOS HUMB