Aktualitet

Arrestohet 28-vjeçari në Berat! Në shtëpi i gjenden veshje policie, armë, municion dhe thika

Blutë e Beratit bëjnë me dije se dosja në ngarkim të tij ka kaluar në Prokurori.

E.K
Arrestohet 28-vjeçari në Berat! Në shtëpi i gjenden veshje
Armët dhe municionet e sekuestruara

BERAT- Një 28-vjeçar i identifikuar me inicialet F.D është vënë në prangat e Policisë së Beratit pasi pas kontrollit të kryer në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion luftarak dhe një armë gjahu. Blutë e Beratit bëjnë me dije se dosja në ngarkim të tij ka kaluar në Prokurori.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si rezultat u vu në pranga shtetasi F. D., 28 vjeç, banues në fshatin Velabisht. Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion luftarak dhe një armë gjahu. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat./ZËRI

Poll

MOS HUMB