Aktualitet

Arrestimi i shefit të Antidrogës në Durrës, ministri i brendshëm: Kush hiqet si padron do të ndëshkohet

Hoxha fton qytetarët të denoncojnë rastet e tilla për të pasur një Polici sa më profesioniste

E.K

Arrestimi i shefit të Antidrogës në Durrës, ministri i

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ka reaguar mbi operacionin e fundit të AMP-së, ku ra Në pranga shefi i antidrogës në Durrës Gazmir Preçi. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha përshëndet operacionin e kryer nga AMP dhe SPAK, ndërsa thotë se arrestimi është një mesazh i qartë, për çdo punonjës policie që hiqet si padron me qytetarët. Hoxha fton gjithashtu bizneset që të denoncojnë çdo rast të mundshëm presioni dhe shantazhi nga ana e punonjësve të policisë.

POSTIMI I HOXHËS:

Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, se do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor!

renci duke shfrytëzuar funksionin e tij, i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali dhe i ka marrë atij 10 mijë euro, duke e shantazhuar se do ti bllokonte aktivitetin.

Burime bëjnë me dije se bëhej fjalë për një klub nate striprizmi në qytetin e Durrësit, ku me urdhër të Preçit ishte ktyer disa herë kontroll, por nuk ishte konstatuar ndonjë aktivitet i paligjshëm. Megjithatë, Preçi ka pasur pretendime për punonjës të pasiguruar në biznes, edhe pse kjo nuk ishte pjesë e kompetencave të tij. I gjendur në kushtet e presionit, pronari i lokalit e ka denoncuar shefin e komisariatit në Agjensinë e Mbikqyrjes policore, me urdhër të të cilës u krye dhe arrestimi.

AMP bëri arrestimin në flagrance të Preçit, teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të bëhej pagesa e parë prej 10 mijë eurosh./ZËRI 

Poll

MOS HUMB