Aktualitet

Arrestimi i avokat Barjamit, Dhoma e Avokatëve bllokon nga sot deri më 25 tetor të gjitha seancat gjyqësore!

Bojkoti, në shenjë proteste ndaj arrestimit të avokatit Ulian Barjami në Elbasan, do të zgjasë deri më datë 25 tetor.

zh.ll
Arrestimi i avokat Barjamit, Dhoma e Avokatëve bllokon nga sot deri më
Ulian Barjami

TIRANË- Duke nisur nga sot, 20 tetor, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka shpallur bojkot pesëditor të të gjitha seancave gjyqësore penale. Bojkoti, në shenjë proteste ndaj arrestimit të avokatit Ulian Barjami në Elbasan, do të zgjasë deri më datë 25 tetor. Bojkoti nuk do të prekë seancat që kanë afate procedurale dhe ato për masat e sigurimit, me qëllim që të mos dëmtohen të drejtat e të pandehurve.

Vendimi për bojkot u njoftua të dielën nga Dhoma e Avokatisë, duke e cilësuar ndalimin e Barjamit si një shkelje serioze dhe të papranueshme të pavarësisë së avokatit. 

Një sërë reagimesh kanë ardhur pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, i cili u kallëzua nga prokurori Gjergji Ceka. Ky i fundit pretendon se Barjami e ka kërcënuar dhe akuzuar për falsifikim provash. Bëhet fjalë për një përplasje në sallën e gjyqit mes avokatit dhe prokurorit për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, disa prej të cilëve ishin të armatosur.

Çfarë ndodhi në seancën e 17 tetorit

Barjami, ka kundërshtuar provat që fajësonin klientin e tij Maksim Suçin, të paraqitura para togave të zeza nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit. Nga ana tjetër prokurori Ceka, replikoi me avokatin Barjami duke e paraljamëruar se do të arrestohej./ZËRI

Poll

MOS HUMB