Aktualitet

Apeli vendos sot fatin e Belerit, debate në seancë, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares

Sipas avokatëve mbrojtës të Belerit, trupa gjykuese duhet të ishte përzgjedhur përmes shortit

E.K
Apeli vendos sot fatin e Belerit, debate në seancë, avokatët
Fredi Beleri

TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme në Gjykatën e posaçëm të Apelit, ku pritet që të jepet vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili mbahet në burg që prej Majit të vitit të kaluar. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg, vendim të cilin e çoi në Apel, ku kërkon pafajësinë, ndërsa pak ditë më parë u zgjodh dhe eurodeputet nga radhët e Demokracisë së Re në Greqi.

Beleri është paraqitur në seancë bashkë me Pandeli Kokaveshin, ndërsa avokatët e tij kërkuan përjashtimin n ga vendimmarrja të gjyqtares Daniela Shirka.

Avokatët e Belerit: Çështja është caktuar në mënyrë manual, trupi gjykues nuk është zgjedhur me short. Në këto kushte veprimi procedural është i pa vlefshëm, pasi relatori caktohet me short. Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares Daniale Shirka në cilësinë e kryesueses, sepse nuk jeni caktuar me short.

Prokurori Adnand Xholi: Është një kërkesë që nuk e pezullon procesin gjyqësor dhe për ne duhet të vijojë seanca.

Gjykata: Kërkesa për përjashtim nuk është shkak për të ndëprerë seancën. Gjykimi do të vijojë procesin dhe çel seancën gjyqësore.

Avokatët e Belerit: Nuk janë respektuar afatet për njoftimin e avokatëve dhe nuk mund të realizojmë një mbrojtje efektive për Belerin.

Pavarësisht pretendimeve, Gjykata ka nisur seancën e sotme, dhe mbetet për t’u parë në fund të saj, nëse do të jepet një vendim i formës së prerë për Belerin. Ai u arrestua në 12 Maj të vitit të kaluar në Himarë, pasi akuzohet për blerjen e 8 votave. Nga burgu ai arriti që të fitonte zgjedhjet e Himarës, ndërsa së fundi fitoi edhe një vend në parlamentin europian. /ZËRI

Poll

MOS HUMB