Aktualitet

“Ambulancat nuk transportojnë gaz lotsjellës”, Urgjenca reagon për bllokimin e mjeteve mjekësore

Urgjenca u bën thirrje protestuesve të mos pengojnë lëvizjen e ambulancave, pasi çdo vonesë në ndërhyrjen mjekësore mund të rrezikojë jetën e pacientëve që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

M.K.
“Ambulancat nuk transportojnë gaz lotsjellës”, Urgjenca
foto

TIRANË- Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas pretendimeve se autoambulancat po transportojnë gaz lotsjellës duke i cilësuar këto informacione të rreme.

Urgjenca u bën thirrje protestuesve të mos pengojnë lëvizjen e ambulancave, pasi çdo vonesë në ndërhyrjen mjekësore mund të rrezikojë jetën e pacientëve që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

REAGIM DHE PËRGENJESHTRIM ZYRTAR | QKUM:

​Në lidhje me disa lajme të rreme që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku pretendohet se autoambulancat po përdoren për furnizim me gaz lotësjellës, përgenjeshtrojmë kategorikisht këtë informacion!

​Informojmë të gjithë qytetarët dhe protestuesit se:

​Misioni ynë: Autoambulancat dhe ekipet mjekësore janë në terren VETËM për t'u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore.

Thirrje për ndërgjegjësim: Pengimi i qarkullimit dhe aktet e dhunës ndaj ambulancave apo ekipeve mjekësore vonojnë ndërhyrjen emergjente dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e pacientëve në nevojë, si dhe sigurinë e stafit tonë.

​Lista e targave të mjeteve aktualisht në shërbim aktiv:

AC 410 AC | AC 878 AC | AC 656 AC | AC 342 AC

AB 657 CF | AB 703 CF | AB 946 CF | AB 776 CF

AA 813 VU | AA 874 VU | AB 245 FV | AB 846 CF

​Për çdo urgjencë mjekësore, telefononi menjëherë në numrin pa pagesë: 127

​Së bashku për të mbrojtur jetën!/ZËRI

Poll

MOS HUMB