Aktualitet

Alket Rizai "tremb" autoritetet greke, incidenti që i ndodhi kur po transportohej në spital

Sipas mediave greke, furgoni që transportoi shqiptarin e dënuar ka mbetur në mes të rrugës. Kështu është dashur që të shkojë një tjetër mjet për ta transportuar për në spital.

k.m.
Alket Rizai "tremb" autoritetet greke, incidenti që i ndodhi kur
Alket Rizai

GREQI- Telashet duket se e ndjekin nga pas Alket Rizain. Incidenti më i fundit ka ndodhur gjatë transferimit të të burgosurit nga burgu i Domokos, në spitalin e Lamisë. E gjitha ka ndodhur në mëngjesin e të enjtes, por nuk dihet arsyeja se përse shqiptari po transportohej në spital dhe gjendjen e tij shëndetësore. 

Sipas mediave greke, furgoni që transportoi shqiptarin e dënuar ka mbetur në mes të rrugës. Kështu është dashur që të shkojë një tjetër mjet për ta transportuar për në spital. Megjithatë kaq ka mjaftuar për të ngjallur panik tek autoritetet greke, pasi Rizai ka treguar se di të kryejë arratisje spektakolare, si ajo me helikopter nga burgu i Koridhalosit vite me parë.

Por kush është Alket Rizai?

Alket Rizai është një prej shqiptarëve më të famshëm në Greqi, për shkak të arratisjeve të tij spektakolare nga burgjet greke. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu, e përsëritur të paktën 3 herë./ZËRI

Poll

MOS HUMB