
Pamje nga aksidenti
LEZHË- Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në superstradën Lezhë-Laç. Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Treshit, ku një person ndërroi jetë, ndërsa një tjetër u plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Bled Sokoli, 30 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti një 23-vjeçar.
Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima ka qenë duke parakaluar, por është përplasur fillimisht me mjetin "Ford". Më pas, ka goditur një tjetër makinë tip "Fuoristradë" që po i vinte përballë.
Si pasojë e impaktit të përplasjes, automjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Për shkak të plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetën në vend. /ZËRI
Poll