Aktualitet

Aksident tragjik në Korçë! 76-vjeçari përplas me makinë nënën dhe fëmijën, humb jetën 3-vjeçari

Policia bën me dije se një automjet tip “Nissan”, i drejtuar nga një 76-vjeçar ka përplasur fëmijën dhe nënën e tij.

zh.ll
Aksident tragjik në Korçë! 76-vjeçari përplas me
pamje nga vendngjarja

KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku makina ka përplasur për vdekje një fëmijë.

Policia bën me dije se një automjet tip “Nissan”, i drejtuar nga një 76-vjeçar ka përplasur fëmijën dhe nënën e tij. Fëmija i mitur ka ndërruar jetë në spital, ndërsa nëna e tij ndodhet nën kujdes mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, automjeti tip “Nisan”, me drejtues shtetasin Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë (nënë e bir), shtetasen Sh. M., rreth 44 vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, në spital ka ndërruar jetë fëmija i mitur, ndërsa shtetasja Sh. M, po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, banorët e zonës kanë përshkruar momentin e aksidentit, ndërsa janë shprehur se kanë dëgjuar zhurmën dhe më pas kanë parë fëmijën të shtrirë. Ata thonë se pavarësisht ndihmës, fëmija nuk reagonte dhe nëna e tij ishte mbuluar nga balta.

“Dëgjova zhurmën. Sapo ikën nga shtëpia ime dhe dëgjova zhurmën që krisi, dy zhurma të mëdha krisën.E dëgjova, erdha në moment këtu, kur pashë fëmija ishte shtrirë në xhade. E ëma po qante mbi fëmijën, e mbuluar komplet me baltë. Edhe e ndihmuam. I hodhëm ujë fëmijës,i vumë alkool që të marrë frymë, po ai nuk reagonte.
Atje ishte edhe drejtuesi i mjetit.Po rrinte me ne, çfarë të bënte? Të tërë aty në kokë ishim. Drejtuesi i mjetit tha,nuk isha me shpejtësi,nuk e di si më iku. Unë po nuk e pashë nuk dyshoj,çfarë do dyshoj? Unë nuk isha këtu,e kam shtëpinë lart. Nëna dhe fëmija po iknin në anë të rrugës.
Iknin për në shtëpi, e kanë shtëpinë atje matanë. Kjo rrugë është gjithmonë problem.
Këtu është gjithmonë, janë bërë aksidente. Edhe vjet u bë aksident këtu më këtu më poshtë.
Si vjet këtu, një vit atje më poshtë, çdo vit. Duhen bërë pengesa”, tha një dëshmitare.

Poll

MOS HUMB