Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me pemën, humb jetë 35-vjeçari shqiptar

Si pasojë e plagëve të rënda i riu nuk ka mundur të shpëtojë.

a.l
Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me pemën, humb
Ambulanca

ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali. Mediat vendase raportojnë se një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e quajtur Castagneto Carducci (Livorno), pasi mjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një pemë.  

Si pasojë e plagëve të rënda i riu nuk ka mundur të shpëtojë. Ndërsa një person që ndodhej pasagjer në makinën e shqiptarit ka mbetur i plagsour rëndë dhe është dërguar me helikopter në spitalin Cisanello në Piza./ ZËRI

Poll

MOS HUMB