
FOTO ILUSTRUESE
LEZHË- Një aksident i dyfishtë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Lezhë, ku dy automjete janë përplasur rreth orës 09:20 tek kryqëzimi i Rrilës. Si pasojë e përplasjes një nga makinat ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar dhe raportohet vetëm për dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /ZËRI
Poll