Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë: Përplasen dy makina, humb jetën shoferi 42-vjeçar

Sipas policisë, automjeti me drejtuese shtetasen A. P. është përplasur me automjetin tjetër që drejtohej nga shtetasi Q. T., rreth 42-vjeç.

zh.ll
Aksident me vdekje në Tiranë: Përplasen dy makina, humb
foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ura e Çerkezës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas policisë, automjeti me drejtuese shtetasen A. P. është përplasur me automjetin tjetër që drejtohej nga shtetasi Q. T., rreth 42-vjeç. Ky i fundit ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa drejtuesja tjetër është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB