Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë! 46-vjeçari po ecte me biçikletë, makina e përplas për vdekje

46-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës, por si pasojë e dëmtimeve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

F.I
Aksident i rëndë në Vlorë! 46-vjeçari po ecte me
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga makina teksa po udhëtonte me biçikletë në Orikum. 46-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës, por si pasojë e dëmtimeve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Shoferi 32-vjeçar është arrestuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB