
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrethrrotullimin e Saukut në Tiranë. Raportohet se 11 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen me dije.
Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar ekipet e emergjencës dhe Policia. Ndërkohë blutë e kryeqytetit ende nuk kanë dalë me një reagim zyrtar në lidhje me aksidentin./ZËRI
Poll