Aktualitet

Aksident i rëndë në Kukës/ Mjeti bie në humnerë, vdes babai, plagoset vajza e mitur

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 46-vjeçari që ishte në timon, ndërsa është plagosur vajza e tij e mitur, që ishte pasagjere në mjet

E.K
Aksident i rëndë në Kukës/ Mjeti bie në humnerë,
Foto ilustruese

KUKËS- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Kukës, ku një mjet ka rënë në humnerë. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, ka humbur jetën shoferi 46-vjeçar, ndërkohë që ka mbetur e plagosur vajza e tij e mitur. Shkak për aksidentin e rëndë dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Mitsubishi", dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB