Aktualitet

“Ai i adhuronte fëmijët”, përcillet për në banesën e fundit 9-vjeçarja Ergesa Arrazi, flasin familjarët e të atit

Vijojnë kërkimet për gjetjen e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë të mitur

E.K

“Ai i adhuronte fëmijët”, përcillet për në

SHKODËR- Shkodra është tronditur të dielën nga ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së Alma Arrazit, së bashku me 3 fëmijët e mitur, ndërsa sot i jepet lamtumira e fundit vajzës 9-vjeçare, trupi i të cilës u gjet paraditen e djeshme në lumin Buna. Teksa i ati ndodhet në burg, nëna dhe dy motrat e vëllezërit e saj të zhdukur në lumin Buna, vogëlushja pritet që të përcillet në banesën e fundit nga familjarët e babait të saj. Këta të fundit shprehen se Erdgysi i donte shumë fëmijët e tij, dhe nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj tyre, edhe pse pranojnë konfliktet në çift.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve. Këtë nuk ja falim”.

Ata pohojnë se çifti është njohur me dashuri dhe kanë kaluar shumë mirë, por prej kohesh nusja merrte ilaçe tek ambulanca e lagjes për gjendjen e saj jo të qetë emocionale. Ndërkohë që familjarët e Almës, përveç motrës së saj që ka dëshmuar dhunën e kunatit, kanë qenë disi të heshtur në këtë krim makabër.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë ku shihet Alma Arrazi me 3 fëmijët duke pirë kafe në një lokal pranë urës së Bunës. Por më pas nuk është kapur në asnjë kamera sigurie. Polumbarëve të RENEA-s iu kanë ardhur sot në ndihmë dhe Forcat e Armatosura, ndërkohë që po kërkohet ndihmë dhe nga autoritetet malazeze, për të ushtruar kontrolle në të dyja anët e kufirit.

Sipas banorëve të zonës, gjetja e trupave do të jetë e vështirë, për shkak të temperaturave të ujit, por edhe thellësisë së lumit Buna. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB