
DURRËS- Blerina Meta, mamaja e tre fëmijëve që vranë të atin dhe e groposën në kasollen e lopëve thotë se krimi është pasojë e dhunës dhe e terrorit që bashkëshorti kishte ushtruar gjithë jetën. Në një intervistë për Euronews, Blerina Meta thotë se Pëllumbi kërcënonte fëmijët dhe atë nëse nuk bëhej ajo që ai urdhëronte.
Ajo rrëfen se nëse djemtë i dilnin në krah ta mbronin ajo thotë se Pëllumbi i kërcënonte se do i digjte. Sipas bashkëshortes, një prej rasteve ku viktima kërkonte të bëhej siç urdhëronte ishte edhe fejesa e 19 vjeçares Hygerta Meta.
Sipas saj, agresiviteti i Pëllumb Metës lidhej me një gjendje skizofrenie dhe jo me situatën ekonomike të familjes.
Pjesë nga intervista:
Blerina: Ka ndodhur një gjë shumë shumë e tmerrshme. Ka ardhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme, qoftë fizike, qoftë psikologjike. Ishte njeri shumë agresiv. Na kërcënonte për jetën si mua si fëmijët.
Pyetje: A ke qenë në dijeni të këtij plani që fëmijët kanë pasur për të vrarë babain?
Blerina: Jo! Unë vetëm dija që kërcënimet dhe dhuna tek familja ime ka qenë e pranishme vazhdimisht si për mua dhe 4 fëmijët e mia.
Pyetje: Sipas policisë zoti Meta është vrarë më 10 shkurt. Ku keni qenë ju më 10 shkurt? Si ka ndodhur që ju ta keni vrarë, ndërkohë që jeni në një shtëpi të gjithë bashkë.
Blerina: Unë kam qenë në shtëpi se punoj me bujqësi e blegtori. Të shtunën jam marrë me mbjelljen e jonxhes, të arës.
Pyetje: Kur jeni kthyer në shtëpi si i keni parë fëmijët, çfarë keni kuptuar nga fëmijët
Blerina: Fëmijët nuk më kanë thënë gjë.
Unë atë ditë nuk isha e shqetësuar, se im shoq punonte natën e herë vinte në orarin e darkës e herë jo e bënte lëvizte vazhdimisht.
Pyetje: Kur nisët të shqetësoheshit
Blerina: Ditën e tretë në mos gaboj
Blerina: Sa i takon fejesës së vajzës është shumë e vërtetë që kishte konflikt. Donte me patjetër që të bëhej ajo fejesë. Por vajza nuk donte se nuk kishte as njohje dhe as nuk e kishte prioritet. Kishte konflikte me të atin.
Blerina: Unë s’guxoja të hapja gojen çfarëdolloj vendimi të merrte. E ky debat zgjati shumë
Ai e dinte vetë pse donte ta fejonte. Ndërkohë vajza studionte dhe e kishte mesataren 9.9. ajo kishte investuar tek arsimi por nuk e di pse donte ta merrte këtë kthesë (pra fejesën)
Pyetje: Ka pasur dhunë fizike?
Blerina: Me mua patjetër. Që vitet e para trupi im më shumë rrinte i nxirë sesa i bardhë
Pyetje: Po djemtë pse nuk arrinin ta zbusnin?
Blerina: Fëmijët u rritën në atë lloj ambienti. Duke qenë gjithmonën nën trysinën e dhunën. Herë herë kur i dilte gjendja e tij ishte e keqe. Një herë në momentin kur djali më dilte në krah i vinte duart në fyt.
I thoshte do ju djeg të gjithëve. Ishte direkt me dhunë. Do ju vras, do ju djeg, do ju pres. Me mua e kishte të përditshme
Pyetje: A e ke bërë denoncim?
Blerina: Më ka shkuar mendja ta bëjaa por kisha frikë
Pyetje: Po fëmijët pse nuk e denoncuan?
Blerina: Frika se na mbante të shtypur. Agresiviteti o tij ishte në gjëndje skizofrenie, nuk kishte me gjëndjen ekonomike. Fëmijët punonin në verë. Nuk është mospasja e një mungesës së financiare.
Unë shpesh herë e kam larë murin e shtëpisë me gjakun e kokës. Nuk kam shkuar ta denoncoj vetëm nga frika.
Pyetje: Kur kuptuat se ishin fëmijët që e kishin vrarë bashkëshortin?
Blerina: Më nxorrën nga dhoma që isha në qeli dhe oficeri më tha se fëmijët e mi e kishin vrarë dhe aty mora vesh të gjithë historinë. As nuk e dija! Goca ishte paksa e tensionuar, por mendova për mësimet. Por ata e kanë projektuar vetë, unë nuk dija gjë. Unë në polici e mora vesh të gjithë ngjarjen. Fëmijët kishin marrëdhënie shumë të mira. Ai ishte shumë autoritar dhe kjo kishte bërë të ishin shumë të lidhur.