Aktualitet

A u dekonspirua aksioni i SPAK? Dumani: Ulëritëse që drejtues policie janë të lidhur me krimin

Dumani tha se në operacionin e fundit, nuk ka pasur indicie për dekonspirim nga ana e policisë

E.K
A u dekonspirua aksioni i SPAK? Dumani: Ulëritëse që drejtues
Altin dumani

TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, është duke rapotuar në Komisionin e Ligjeve, ku u pyet mbi operacionin e fundit të Prokurorisë së Posaçme, për grupet kriminale.

Dumani tha se nuk ka indicie që operacioni të jetë dekonspiruar nga ana e policisë. Ndërsa tha se është ulëritëse që efektivë apo drejtues policie janë të lidhur me krimin dhe veprimtaritë kriminale. Ky është rasti i dytë që Dumani ka rezerva në lidhje me segmente të ndryshme të policisë së shtetit.

Altin Dumani: Një pakicë e efektivëve të policisë është e inkriminuar. Kemi evidentuar lidhje të drejtuesve të policisë me krimin, është ulëritëse kur drejtues të policisë janë pjesë e veprimtarisë së grupeve kriminale. Respekt për punonjësit e policisë që punojnë ndershëm. Nuk kemi indicie që ka pasur dekonspirim në këtë operacion.

Shembujt janë publikë. Ish-drejtori i forcës operacionale, disa shefa komisariatesh dhe unë nuk mund të qëndroj pa e adresuar këtë shqetësim. 

Në raportin vjetor para deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka listuar të gjithë zyrtarët e lartë të cilët janë të pandehur apo janë hetuar. Dumani u shpreh se janë kryer gjithsej 20 procedime penale me 22 persona nën hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në funksion: 5 magjistratë, 3 ish-gjyqtarë të shkallës së parë, një ish-gjyqtare i apelit dhe një ish-prokuror.

/ZËRI 

 

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB