Aktualitet

90 kg marihuanë dhe 20 mijë euro cash, shqiptari kapet me rumunin brenda në kamion

Duke çmontuar të gjitha dërrasat e dyshemesë së rimorkios, agjentët e Skuadrës së Fluturimit të Milanos gjetën pako të shumta me marihuanë për një peshë totale prej rreth 90 kg.

F.m
90 kg marihuanë dhe 20 mijë euro cash, shqiptari kapet me rumunin
Droga

MILANO- Policia e Milanos ka vënë në pranga një shtetas rumun 35 vjeç dhe një shtetas shqiptar 39 vjeç, të dy pa precedentë penalë, për posedim për qëllime shitjeje të mbi 90 kg marijuanë. Mediat italiane shkruajnë se oficerët e Skuadrës Fluturuese të Selisë së Policisë së Milanos vunë re një makinë që i afrohej një kamioni të parkuar dhe i dorëzonte dy burrave disa qese plastike.

Menjëherë pas kësaj, dy personat kanë hyrë në rimorkio të kamionit ku kanë qëndruar për disa minuta. Këto veprime janë cilësuar si të dyshimta nga ana e karabinierëve të cilët kanë vendosur të vijojnë me kontrollin e kamionit me targa rumune dhe të dy personave, rumunit dhe shqiptarit, të dy pa precedentë penalë. Pasi janë futur në rimorkio, efektivët e policisë gjetën çantën e madhe që ishte dorëzuar pak më parë nga personi në bordin e makinës dhe një pjesë të dyshemesë së kamionit.

Duke çmontuar të gjitha dërrasat e dyshemesë së rimorkios, agjentët e Skuadrës së Fluturimit të Milanos gjetën pako të shumta me marihuanë për një peshë totale prej rreth 90 kg. Gjithashtu, në traktor janë gjetur mbi 20 mijë euro para cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të ardhura me gjasë nga aktiviteti i paligjshëm.

Dy të arrestuarit u dërguan në burgun e Bergamos në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

Procedurat, në pritje në Prokurorinë Publike të Bergamos, e cila ka marrë përsipër hetimet, aktualisht janë në fazën e hetimeve paraprake dhe përgjegjësia e të dyshuarve do të konstatohet përfundimisht vetëm me një dënim të parevokueshëm.

Poll

MOS HUMB