Aktualitet

8 ditë TEATËR! Si e fshehu greku vrasjen e shqiptares, 'tradhëtia' e shokut

Vrasja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve, por më 2 janar, partneri i saj kishte bërë daljen e parë televizive duke u përpjekur të paraqiste skenarin që besonte se do të fshihte krimin.

k.m.
8 ditë TEATËR! Si e fshehu greku vrasjen e shqiptares,
Georgia Murati dhe partneri i saj

GREQI- Vrasja e shqiptares në Greqi ka tronditur vendin. Partneri i saj, me të cilin ishte në muajin e tretë të pritjes së një foshnje, e masakroi me thikë dhe më pas me ndihmën e një shoku e fshehu në një baule, në një zonë të humbur të Selanikut. Por teksa 41-vjeçarja Georgia Murati ishte pa jetë, partneri i saj vazhdonte "teatrin", shfaqje që i zgjati plot 8 ditë. Vrasja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve, por më 2 janar, partneri i saj kishte bërë daljen e parë televizive duke u përpjekur të paraqiste skenarin që besonte se do të fshihte krimin.

“U zgjova në 9 të mëngjesit. Pashë që më ka dërguar mesazh se ka ardhur në shtëpi se ka marrë ca lekë nga sirtari. Nuk mund ta di arsyen, Georgia më kërkonte gjithmonë para kur i duhej diçka. Ne i kishim bashkë financat e shtëpisë. Më vonë kuptova se i mungonin edhe disa sende personale. Ajo nuk informoi askënd, madje as vajzën e saj,”-thoshte vrasësi.

Tre ditë më vonë, ai këmbënguli në versionin e tij: Duhet gjurmuar telefoni i saj. E kam kërkuar në punën e saj, në vendin ku shkonim për kafe, kam kontaktuar me miqtë e saj. Me vajza që e njohin prej 40 vitesh. Ajo që kuptova nga miqtë e saj është se ata as që e dinin se ajo ishte shtatzënë.

Pak orë para zbardhjes së krimit, partneri i Gjeorgjisë ka denoncuar një vjedhje në banesën ku jetonte 41-vjeçarja. Partneri i shqiptares, avokati dhe dy punonjës policie kishin konstatuar se dikush ishte futur në banesën e të nxjerës. 

"Në dollapin e dhomës së gjumit gjetën një bluzë, të cilën Georgia e kishte veshur nën xhupin e trashë, në mëngjesin që ajo u zhduk. Gjithashtu, fqinjët më thanë se kishin dëgjuar zhurma që vinin nga banesa, sikur dikush ishte brenda. Uroj dhe shpresoj të jetë Georgia,"-vazhdonte i riu me skemën e ndërtuar.

Dëshmia që e tradhtoi

Zbulimin e tmerrit e ka bërë shoku i partnerit së 41-vjeçares, i cili ka rrëfyer se i dashuri i shqiptares ishte personi që e kishte vrarë. Por shtoi se me ndihmën e tij, e kishin futur trupin e saj në bagazh, e më pas e kishin hedhur në Halkidiki. Madje ishte ai personi që e dërgoi Policinë në vendin ku prehej e reja. Ndonëse ende nuk është zbardhur plotësisht motivi i krimit, shoku i autorit mësohet se ka bërë me dije se ka të bëjë me mosmarrëveshje financiare.

Në të njëjtën kohë, partneri i viktimës dyshohet se mohon përfshirjen e tij në krim, por policia raportohet se ka në duar pamjet video, në të cilat dy burrat duket se mbajnë diçka të rëndë. Njëkohësisht nga hetimet e kryera në shtëpinë e partnerit të shqiptares janë gjetur gjurmë gjaku, flokë të viktimës, si dhe ADN-ja e saj. Në banesë nuk mungojnë as gjurmët e gishtave të bashkëpunëtorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB