Aktualitet

39-vjeçari kërcënon me thikë të mituën në Pogradec, dy adoleshentë i bënë presion shokut

Në pranga kanë përfunduar edhe dy 17-vjeçarë, të cilët akuzohen se kanë kërcënuar përmes telefonit bashkëmoshatarin e tyre.

k.m.
39-vjeçari kërcënon me thikë të mituën në
Foto ilustruese

POGRADEC- Një 39 vjeçar në Pogradec po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë një të mitur, 17-vjeçe. Por nuk dihen detaje të tjera lidhur me shkakun e kërcënimit ndaj të miturës. Po ashtu, në pranga kanë përfunduar edhe dy 17-vjeçarë, të cilët akuzohen se kanë kërcënuar përmes telefonit bashkëmoshatarin e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) një 17-vjeçare", njofton Policia.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në vendin e quajtur "Tyrbja e Gocës", Maliq, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip "Mitsubishi", të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) një 17-vjeçare; Gjithashtu u referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për dy shtetas 17-vjeçarë, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur nëpërmjet telefonit, një bashkëmoshatarin e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB