TIRANË- Bilanci i të lënduarve nga protestat e nisura më 13 tetor ka arritur në 310 persona. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, pjesa më e madhe e tyre janë punonjës të Policisë së Shtetit, me 191 të lënduar, ndërsa 88 janë protestues dhe 31 kalimtarë.
Edhe këtë të diel ka pasur qytetarë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në Spitalin e Traumës janë paraqitur katër kalimtarë, dy prej të cilëve vijojnë ekzaminimet, ndërsa në QSUT kanë marrë ndihmë një efektiv policie, një protestues i mitur dhe një përfaqësues i medias. Të tre këta të fundit raportohen në gjendje të qëndrueshme.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
PËRDITËSIM mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve gjatë protestës së datës 19.10.2026, ora 21:00
Spitali Universitar i Traumës:
Në Spitalin Universitar të Traumës sot janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 4 kalimtarë.
Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, pas marrjes së shërbimit mjekësor ka lënë ambientet e spitalit, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut.
Aktualisht, në SUT ndodhen 2 kalimtarë, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme.
Një kalimtar i lënduar gjatë protestës është larguar pasi ka marrë trajtimin.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”:
Ditën e sotme janë paraqitur 3 qytetarë për të marrë ndihmë mjekësore, nga të cilët:
•1 efektiv policie
•1 protestues (i mitur)
•1 përfaqësues i medias
Aktualisht, të gjithë janë gjendje shëndetësore stabël.
Total të lënduar që prej 13 tetorit: 310
* 191 punonjës të Policisë;
* 88 protestues,
* 31 kalimtarë./ZËRI