
TIRANË- Restoranti “Gzona” që përdorej nga ish-ministri Ilir Beqaj për të pastruara paratë, nuk e ka ndalur aktivitetin. Madje, vetëm dy ditë më parë, ka ftuar qytetarët që të porosisin tavën tradicionale tek ky restorant. Bëhet fjalë për gjelin e detit me përshesh që shtrohet në tryezën e çdo shqiptari për fundvit. Në postim, është aftishuar dhe çmimi. 250 euro për një gjel deti me përshesh.

Si ju duket ky çmim, i fryrë apo ekonomik?
ZËRI zbardhi një ditë më parë dosjen e plotë të Beqajt. Restoranti 'Gzona' ka emrin e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit "Albanian food and hospitality". Pronare me 50% ka qenë bashkëshortja e ish-ministrit, Adriana Beqaj. Kjo e fundit ia dhuroi aksionet ortakut të saj Arti Malajt. Ndërsa ky i fundit i shiti tek Eduart Curraj.
Curraj është pronar edhe i kompanive: ‘Curri Group’, ‘Curri SHPK’, ‘Delta Holding’. Kjo e fundit ka në pronësi kompani si: ‘Delta Pharma’, 'Avicena' dhe rrjetin e farmacive ‘Ditë e Natë’. Të gjitha u kontrulluan nga SPAK. Duke qenë se restoranti 'Gzona' priste faturat që duheshin, SPAK ka dyshime se paratë shkonin në fakt tek Kurtulaj dhe Beqaj. Kjo pasi, nga mënyra sesi bëheshin bisedat e përgjuara lihej të kuptohej se administratori "de fakto" ishte vetë Kurtulaj, fije që e lidhin me Ilir Beqaj.
Një hetim ka nisur edhe për abuzime në Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), drejtoria e fondeve të huaja që drejtonte ish-ministri Beqaj.
Në dosje përmenden disa episode ku Kurtulaj bisedon për të përfituar para përmes fryrjes së faturave fiktive. Mes restoranteve me të cilat Kurtulaj ka "bashkëpunuar" me disa restorante të njohura në kryeqytet. Mes tyre përmendet Gzona, dhe ‘Me 'nam’’ që është i Ermal Mamaqit. Faturat e tyre të fryra kapnin edhe shifrat prej gati 40 mijë eurosh, të cilat firmoseshin më pas nga Beqaj.