Aktualitet

22 protestuesit dalin nga qelia në Durrës, 4 në arrest shtëpie dhe 18 me detyrim paraqitjeje

Vendimi i gjykatës vjen pas shqyrtimit të kërkesave për masat e sigurisë ndaj 22 personave të ndaluar në lidhje me protestat.

M.K.
22 protestuesit dalin nga qelia në Durrës, 4 në arrest
Gjykata e Durrësit

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar nga policia pas protestave të zhvilluara në qytet.

Sipas avokatëve mbrojtës, katër prej të rinjve janë lënë në masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', ndërsa për 18 të tjerët gjykata ka vendosur 'detyrim për paraqitje'.

Të rinjtë u ndaluan nga policia gjatë ditës së parë të protestave në Durrës. Pas vendimit të gjykatës, ndaj tyre do të vijojë procedimi penal, në përputhje me masat e sigurisë të caktuara.

Vendimi i gjykatës vjen pas shqyrtimit të kërkesave për masat e sigurisë ndaj 22 personave të ndaluar në lidhje me protestat./ZËRI

Poll

MOS HUMB