Aktualitet

20 të arrestuar në Fier! Vijon operacioni ‘Tempulli 2’, sekuestrohet kokainë e heroinë

20 persona u arrestuan në Fier, 10 u hetuan në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

D.XH
20 të arrestuar në Fier! Vijon operacioni ‘Tempulli 2’,
Arrestimet e Policise se Fierit

FIER – Policia në Fier ka dhënë detaje të tjera në lidhje me operacionin “Tempulli 2”.

Efektivët kanë lëshuar në total 30 urdhra-ndalimi. Policia mësohet se ka arrestuar 20 persona, ka vënë nën hetim 10 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 2 shtetas.

Policia e Fierit, në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar kanabis sativa, kokainë, heroinë, fishekë dhe telefona.

Çfarë u sekuestuara nga Policia e Fierit:

820 gram cannabis sattiva

- ⁠15 ml vaj canabisi

- ⁠116 gramë kokain

- ⁠2 gramë Heroinë

- ⁠2 thika

- ⁠25 fishekë model 54

- ⁠mjete 17

- ⁠telefona 34.

Gjatë ditës së sotme, policia informoi se ka arrestuar në total 273 persona në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, që u shtri në të gjithë vendin.

Operacioni antidrogë në Korçë, 10 të arrestuar

Operacioni antidrogë është shtrirë edhe në qytetin e Korçës. Në qytetin jug-lindor janë kryer dhjetëra arrestime. Aksioni ka nisur që në ditën e djeshme dhe është finalizuar sot. Në këtë operacion janë arrestuar mbi 10 persona dhe ka pasur edhe shoqërime të personave të tjerë. Arrestimet u kryen, pas një hetimi 3-mujor, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë. Mësohet se të shoqëruarit mund të hetohen në gjendje të rëndë.

‘Tempulli 2” prangos 35 persona në Vlorë

Në mbarë vendin u zhvillua operacioni antidrogë “Tempulli 2”. Në kuadër të këtij operacioni, në qytetin e Vlorës janë arrestuar 35 persona. Policia ka sekuestruar sasi kokaine, gati për shitje. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB