Aktualitet

20 familje në "qiell të hapur", Kryetarja e Bashkisë në Lushnje: Gati konviktet për strehim

Sefa ndër të tjera deklaroi se rreth orës 01:00 të natës së kaluar, janë larguar nga spitali i Lushnjës të gjithë personat që morën ndihmë mjekësore.

f.t
20 familje në "qiell të hapur", Kryetarja e Bashkisë
Eriselda Sefa

LUSHNJE- Banorët e pallatit 12-katësh të përfshirë nga flakët në Lushnje, nuk janë lejuar që të shkojnë në banesat e tyre për të parë se çfarë ka lënë pas zjarri. Si rrjedhojë 20 familje që jetonin në pallatin e përfshirë nga flakët kanë mbetur të pastrehuar. 

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, tha se bashkia ka bërë gati konviktet e shkollës mekanike për të strehuar banorët e pallatit që u përfshi nga flakët pasditen e shkuar në qytetin e Lushnjës. Gjithashtu ajo njoftoi se nëse është nevoja, ata do të vendosen në apartamente me qira që do të mbulohen nga bashkia deri në rikonstruktimin e objektit.

Eriselda Sefa: Kemi bërë gati konviktin e shkollës mekanike dhe në rast nevoje do të marrim objekte me qira. Aty janë 91 apartamente, por 20 familje janë rezidente. Të gjithë janë te të afërmit e tyre. Pasi të mbarojë ekspertiza, bashkia do të bëjë një vlerësim të japim një kompensim sipas ligjit. Personat e fundit janë larguar rreth orës 1. Ka qenë çifti i fundit që janë larguar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Sefa ndër të tjera deklaroi se rreth orës 01:00 të natës së kaluar, janë larguar nga spitali i Lushnjës të gjithë personat që morën ndihmë mjekësore. Ata u larguan pasi ishin në gjendje të mirë shëndetësore. /ZËRI

Poll

MOS HUMB