Aktualitet

Vrasje për hesape kriminale? Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt në Spanjë...Kush e hoqi 'qafe' bosin e drogës?

Ngjarja u bë akoma më misterioze, pasi familjarët e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.

zh.ll
Vrasje për hesape kriminale? Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt
Miklovan Danaj

SPANJË- Miklovan Danaj, 30-vjeç, nga Shkodra është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. 30-vjeçari ishte shpallur i zhdukur në muajin maj, pasi humbi kontaktet me familjarët që më datë 12. Personi i fundit që kishte pasur kontakt me të është bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur. Por, pas këtij momenti, ajo nuk u lidh më kurrë në telefon me të, ndërsa bëri denoncim në policinë spanjolle. Zhdukja e tij u raportua si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, dhe vendndodhja e tij ishte e panjohur.

Ngjarja u bë akoma më misterioze, pasi familjarët e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin. Kjo ngriti dyshime të forta për fatin e të riut, i cili njihej edhe si "Keli" dhe përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Deri më tani, pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hesapeve të palara me personazhe nga bota e krimit, kryesisht e trafikut të drogës. Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës, ndërsa shkak i tragjedisë dyshohet se të jenë bërë konfliktet apo mosmarrëveshjet me bashkëpunëtorët.

Ndërkohë, Guardia Civile ka nisur një hetim në Marbella, ndëra deri më tani nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB