
Policia italiane
ITALI- Dy të rinj shqiptarë, të moshës 26 vjeç, kanë rënë pre e një atentati në Itali. Ansa shkruan se ngjarja ka ndodhur në via Casilina, pranë Borgata Finoçhio, në periferi të Romës. Shqiptarët janë qëlluar me armë zjarri teksa ndodheshin në një makinë që kishin marrë me qira.
Paralel me to ka kaluar një makinë që ende nuk është identifikuar, nga e cila ka dalë një burrë dhe i ka qëlluar. Të dy janë dërguar në spital. Ende nuk dihen identitetet e tyre, por mediat italiane shkarujnë se rezultojnë të dy të dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Pista kryesore e atnetatit është larja e hesapeve.
Poll