Aktualitet

Zjarri në restorantin e Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike

Beka ka reaguar në rrjete sociale, duke bërë të ditur shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, por fatmirësisht situata u vu menjëherë në kontroll.

zh.ll
Zjarri në restorantin e Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak
Pamje nga zjarri në restorant

LEZHË- Këngëtari Zef Beka ka reaguar pasi restoranti i tij "Orkidea Palace", në Lezhë, u përfshi nga flakët mesditën e djeshme. Beka ka reaguar në rrjete sociale, duke bërë të ditur shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, por fatmirësisht situata u vu menjëherë në kontroll. Në reagim, këngëtari thotë se merren të gjitha masat që çdo gjë t'i kthehet sa më shpejt normalitetit. 

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace Weddingsevents

Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt.

Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit.

Ju falënderoj sinqerisht për mesazhet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Mirënjohja ime është e pakufishme.

Me respekt,
Zef Beka

Zjarri i përmasave të mëdha u regjistrua mesditën e së martës. Siç u raportua edhe më herët, flakët kanë nisur në pjesën e jashtme të restorantit dhe janë përhapur me shpejtësi në pjesën e kuzhinave. Lidhur me këtë ngjarje, menjëherë janë angazhuar në vendngjarje forca të shumta zjarrfikëse për shuarjen e flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB