Aktualitet

Panik në Lezhë! Zjarr në një pallat, asfiksohen 3 zjarrfikës dhe një banor

Godina është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti elektrik në automatet e ndërtesës.

k.m.
Panik në Lezhë! Zjarr në një pallat, asfiksohen 3
Zjarri në Lezhë

LEZHË- Një pallat në Lezhë është përfshirë nga flakët. Godina 10-katëshe, në lagjen “Besëlidhja”, është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti elektrik në automatet e ndërtesës. Pasi është dhënë alarmi, zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe fatmirësisht nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar. 

Por përhapja e tymit dhe flakëve ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë me urgjencë jashtë ndërtesës.

Veç disa dëmeve materiale, nga tymi janë asfiksuar 3 zjarrfikës dhe 1 banor i pallatit. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Prezenca e tymit brenda pallatit vijon të jetë problem për shëndetin e banorëve, ndaj autoritetet u kërkuan banorëve të mos ktheheshin në apartamente pa kaluar dendësia e tymit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB