
ELBASAN- Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në një godinë në lagjen "Kala" të Elbasanit. Godina e përfshirë nga flakët kishte shërbyer si shkollë private 9-vjeçare 'Dakli', por prej kohësh kishte dalë jashtë funksionit.
Aktualisht, në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset e Elbasanit që po përpiqen të lokalizojnë flakët për të mos rrezikuar banesat përreth, që deri më tani janë të paprekura nga zjarri.

Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e këtij zjarri, por dyshohet se ka flakët kanë nisur nga ndonjë cigare e hedhur nga kalimarët. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë ndezur nga persona të tjerë, përdorues të lëndëve narkotike që strehoheshin në godinën e braktisur. Mbetet që shkakun e vërtetë ta zbulojë Policia./ZËRI